12:15 / E Mërkurë, 30 Shtator 2020 / indeksADMonline

KQZ-ja njofton se janë mbyllur 12 parti politike

KQZ-ja është duke diskutuar me partitë politike mbi kryerjen e obligimeve ndaj këtij institucioni dhe sfidën që ka sjell pandemia.

Nga KQZ-ja u bë e ditur se sivjet janë mbyllur 12 subjekte politike si shkak që nuk i kanë kryer obligimet e tyre.

Nga subjektet e vogla këtu u kërkua që të mos obligohen që të bëjnë raportime financiare meqenëse nuk financohen nga buxheti i shtetit. Porse diçka e tillë është e pamundur për KQZ-në. Sipas tyre duhet të dihet secila shumë se si mbahen subjektet çka është e përcaktuar edhe me ligj.

Subjektet e vogla kanë kërkuar po ashtu ulje të pragut zgjedhor, që aktualisht është 5 për qind.

Por këtë KQZ-ja rekomandoi që subjektet të bëjnë rekomandime në Kuvend, aty ku është edhe Ligji për financimin e partive politike.

E nga partitë e mëdha u tha që të mos detyrohen të raportojnë vlera të vogla deri në 100 euro, sepse diçka e tillë po u duhet të bëjnë çdo ditë.

KQZ-ja sot ka njoftuar se si shkak i krizës së pandemisë ka shtyrë afatet për raportet financiare.