13:34 / E Mërkurë, 18 Tetor 2017 / indeksADMonline

KQZ pothuajse gati për të dielën

Zgjedhjet Lokale të 22 tetorit janë afruar ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke i bërë të gjitha përgatitjet.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi i ka thënë lajmi.net se tashmë janë përmbyllur pothuajse të gjitha përgatitjet për ditën e zgjedhjeve.

“Materialet sensitive dhe jo sensitive do të shpërndahen sipas planifikimeve në Planin Operacional”, ka thënë Elezi.

Ai ka shtuar se KQZ sot do të mbajë një mbledhje ku pritet të përcaktohen oraret e daljes në konferenca për media si dhe do të miratohet mënyra e raportimit elektronik të Rezultateve Preliminare në Ditën e Zgjedhjeve.

Partitë së bashku me kandidatët për kryetarë të komunave kanë edhe dy ditë kohë për t’i shpalosur programet e tyre qeverisëse.

Kujtojmë se fushata mbyllet të premten ndërsa të shtunën ka heshtje parazgjedhore.