KQZ deklarohet për Istogun pas vendimit te Supremes për rivotim
Kolegji i Gjykatës Supreme të Kosovës sot pasdite mori vendim që Komuna e Istogut të shkoi në rivotim.
Deri të ky vendim i supremes erdhi pas ankesave të subjekteve politike AAK-LDK dhe pas vendimit të PZAP-it që kjo komunë duhet të shkoi në rivotim.
Tani i mbetet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të nis procedurat për organizimin e zgjedhjeve të reja në Istog, raporton Indeksonline.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të veprojë në përputhje me vendimin e institucioneve përkatëse. Për modalitetet tjera do të vendoset nga KQZ-ja”, ka deklaruar për Indeksonline, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi./Indeksonline/