09:02 / E Enjte, 01 Shkurt 2018 / indeksADMonline

KQZ shënon Ditën botërore të zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shënon për të gjashtën herë me radhë Ditën botërore të zgjedhjeve.

Me rastin e kësaj dite, KQZ do të lansojë ueb-faqen e re.

Dita Globale e Zgjedhjeve shënohet në shumë shtete që nga viti 2005 kur ekspertët e zgjedhjeve nga e gjithë bota morën pjesë në Konferencën Globale me Zyrtarët e Zgjedhjeve në Hungari.

Nëpërmjet kësaj konference ata dërguan mesazhin lidhur me nevojën jetike për të forcuar procesin e zhvillimit demokratik në të gjithë botën.

Shënimi i kësaj dite edhe në Kosovë shprehë përcaktimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të vazhduar me përkushtim në realizimin e misionit dhe detyrave që ka KQZ-ja si institucion i pavarur.

Temat: