17:08 / E Hënë, 05 Prill 2021 / OSH

Krasniqi: Besa deri në fund do të luftojë, nuk bëjmë kalkulime e pazare

Trajneri i Besës së Pejës, Leotrim Krasniqi pas humbjes 5:1 nga Gjilani, ka folur për media.

Ai ka treguar se në pjesën e dytë, Besa bëri gabime, duke i dhënë mundësi Gjilanit të shënoj gola të lehtë.

“Sot ekipi ishte me dy fytyra, në pjesën e parë ishim mirë, krijuam raste dhe në fazën defensive ishim të vendosur mirë. Në pjesën e dytë pësuam gola të lehtë nga gabimet tona”, tha ai.

Tutje, Krasniqi shtoi se Besa deri në fund të kampionatit do të luftoj.

“Besa ka me hy në çdo lojë me dhanë maksimumin, do të luftojmë çdo herë. Nuk do të bëjmë kalkulime e pazare. Do të ruajmë fytyrën dhe nderin tonë”, përfundoi ai./Indeksonline/