20:25 / E Mërkurë, 22 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Krasniqi: Dënimi i Mlladiq nuk e zbut egërsinë e nacionalfashizmit serbomadh

Profesori i njohur universitar, Milazim Krasniqi ka komentuar dënimin e Ratko Mlladiq.

Sipas tij, ky dënim nuk e zbutë egërsinë e nacionalfashizmit serbomadh, transmeton Indeksonline.

Krasniqi konsideron se të dënosh Mlladiqin për gjenocid e në të njëjtën kohë të lejosh që në krye të Republikës Serbe në BeH të jetë një ithtar i gjenocidit të Mllaqidit, është punë e lënë përgjysmë.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Dënimi i kriminelit Ratko Mlladiq për krime kundër njerëzimit dhe për gjenocid është një satisfaksion simbolik për viktimat e gjenocidit. Por, as ky dënim nuk e zbutë egërsinë e nacionalfashizmit serbomadh. Mjafton të dëgjohet fjala e kryetarit të Republikës Serbe, Milorad Dodikut, që ta kuptoni se ajo ideologji është e gjallë, vepruese, e rrezikshme edhe në të ardhmen. Dhe kjo kështu do të vazhdojë, pasi komuniteti ndërkombëtar nuk imponoi denazifikimin e Serbisë. Të dënosh Mlladiqin për gjenocid e në të njëjtën kohë të lejosh që në krye të Republikës Serbe në BeH të jetë një ithtar i gjenocidit të Mllaqidit, është punë e lënë përgjysmë. Pra, pa denazifikim të plotë, fashizmi serb do të konservohet si viruset anaerobe dhe do të presë momentin për hakmarrje.