11:13 / E Premte, 26 Janar 2018 / indeksADMonline

Krasniqi-deputetëve: A mundeni me garantu që ju kurrë nuk keni shtie me armë!

Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi ka kritikuar iniciuesit e interpelancës për gjuajtën me armë, duke thënë se ata nuk po shprehen serioz, raporton Indeksonline.

Krasniqi i ka pyetur se a kanë gjuajtur ata armë në ndonjë gëzim apo festë në familjen e tyre.

“A mundeni me garantu se anëtarët e juaj të partive në një prej gëzimeve, që ju ka lind djalë pas 5 vajzave apo vajzë pas 5 djemve a kur kanë marr nuse, ata nuk kanë gjuajtur me armë. Nëse doni me ardh në këtë nivel, me denoncua veç pse e kanë parë të xhiruar. Atëherë edhe na tjerët jemi zyrtar publik, bile na kemi marr besimin e qytetarëve, e ata janë të emëruar nga Qeveria. A garantoni se asnjëri prej juve që keni përgjegjësi publike, nuk keni përdor armë. Le të thonë jo, unë heq dorë nga kjo”, ka thënë Krasniqi./Indeksonline/