17:11 / E Enjte, 25 Prill 2024 / L K

Krasniqi flet në UBT për ministrat e kaluar: Ministra që kanë lënë ministrinë pa projekte

Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi gjatë ditës së sotme ka mbajtu një bashkëbisedim me studentët e kolegjit UBT.

Derisa ka ndarë përvojën e tij me ta, Krasniqi ka akuzuar ministrat paraprak se kanë lënë këtë ministri pa projekte dhe kanë mbështetur komuna në preferencat e tyre.

“Kjo ministri ka qenë për një kohë e udhëhequr nga ministra të cilët kanë lënë ministrinë pa projekte konkrete, i kanë anuluar ato ekzistuese dhe kanë mbështetur Komuna bazuar në preferencat e tyre”, ka thënë Krasniqi.

Postimi i plotë i Krasniqit:

Para studentëve të kampusit universitar të UBT-së, kam ndarë përvojën time si ministër i administrimit të pushtetit lokal.

Niveli lokal bazohet në Kushtetutën e Republikës së Kosovës përkatësisht tek Ligji për Vetëqeverisjen Lokale. MAPL, është autoriteti i cili mbështetë dhe monitoron të gjitha Komunat e Republikës së Kosovës.

Kjo ministri ka qenë për një kohë e udhëhequr nga ministra të cilët kanë lënë ministrinë pa projekte konkrete, i kanë anuluar ato ekzistuese dhe kanë mbështetur Komuna bazuar në preferencat e tyre.

Ne kemi ndryshuar çasjen në hartimin e politikave, kemi filluar reformën e munguar, kemi ngritur mbështetjen financiare dhe kemi krijuar programe të reja.

Për secilin student i cili ka pasion pjesëmarrjen aktive në jetën politike, duhet ta kenë parasysh se niveli lokal është dera e parë e secilit qytetarë.

Kryetari i Komunës është gjithmonë alternativa e parë në mendjen e qytetarëve për zgjedhjen e secilit problem, që nga rrjeti i ujësjellsit, ndriçimi publik e deri tek parqet e terrenet sportive.

Kjo nuk duhet të jetë arsye që në të ardhmen të mos angazhoheni në nivelin lokal ngase politika në radhë të parë është shërbim ndaj qytetarëve.