11:10 / E Enjte, 31 Maj 2018 / indeksADMonline

Krasniqi i PSD-së: Kush po lufton për pozita këtu?!

Në vazhdimin e seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, në rend të ditës sot është edhe propozimi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për shkarkimin e nënkryetares së Kuvendit, Aida Dërguti.

Me fillim të seancës nga Vetëvendosje është deklaruar që nuk do të votohet asnjë marrëveshje ndërkombëtare e Kosovës, pa u hedhur në votim shkarkimin e Dërgutit.

Lidhur me këtë ka reaguar deputeti nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi, shkruan Indeksonline.

Krasniqi me këtë rast ka pyetur se kush po lufton për pozita? Kush qenka në gjendje të dëmtojë interesin shtetërorë për shkak të një pozite?

Postimi i plotë i Krasniqit në Facebook:

VV sapo deklaroi që nuk do të votojë asnjë marrëveshje ndërkombëtare të Kosovës, pa u hedhur në votim shkarkimi i Aida Dergutit nga nenkryetarja Kuvendit.

Kush po lufton për pozita këtu?! Kush qenka në gjendje me e demtu interesin shtetëror për shkak të një pozite?