14:34 / E Diele, 24 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Krasniqi: Katër hapa për të shfuqizuar ligjin për Gjykaten Speciale

Albert Krasniqi nga KDI ka treguar katër hapa për të shfuqizuar ligjin për Gjykatën Speciale.

Sipas tij, fillimisht duhet thirrue një seancë e jashtëzakonshme, në sallë të jenë jo më pak se 61 deputetë, shkruan Indeksonline.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

  1. Thirr seance te jashtezakonshme permes te pakten 40 nenshkrimeve te deputeteve;
    2. Sigurohu qe ne salle i ke te pakten 61 deputete per te arritur kuorumin per mbajtje te seances;
    3. Sigurohu qe 2/3 e deputeteve te pranishem votojne per shmangie nga Rregullorja e punes se Kuvendit, qe gjithcka te shkoj me procedura te pershpejtuara;
    4. Bindi te pakten shumicen e deputeteve te pranishem dhe qe votojne per shfuqizim te ligjit.

Edhe nese keni permbushur te gjithe keta hapa, Gjykaten Speciale nuk e keni shperbere krejtesisht, pasi baza e ekzistences se saj eshte e percaktuar ne Kushtetute. Per ta bere kete ju duhet te ndryshoni Kushtetuten, qe kerkon votat e 2/3 te te gjithe deputeteve te Kuvendit, perfshire 2/3 e deputeteve qe mbajne vende te garantuara.

Cfare keni arritur te beni me shfuqizimin e ligjit, eshte te pamundesoni ushtrimin e funksioneve te gjykates.

Nese deshtoni qysh ne fillim, thuani qe deputetet nuk kane ditur se cfare po nenshkruajne.