11:18 / E Enjte, 15 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Krasniqi: Ndërrimi i kundërshtarit në çastet e fundit s’është gjë e mirë, por besoj në fitore

Në Dessau të Gjermanisë, Haxhi Krasniqi, boksieri shqiptar, do të përballet me Ronny Landaeta.

Fillimisht, kundërshtar i Krasniqit ishte paraparë të jetë Stefan Haertel, megjithatë, ky i fundit është në gjendje jo të mirë shëndetësore, andaj e ka anuluar meçin.

Dhe Krasniqi tani thotë se nuk është lehtë të ndërrohet kundërshtari në çastet e fundit, por është i bindur për fitoren të shtunën, transmeton IndeksOnline.

Image may contain: 1 person, smiling, outdoor

”Ronny Landaeta? Ai është një boksier i komplikuar”, tha Krasniqi.

”Ai ka një të kaluar në MMA, dhe jo kot është kampion i BE-së. Me gjasë, do të jetë duel më i vështirë se sa që do të ishte me Hartel”.

”Megjithatë, kam besim te trajneri im, dhe mua më mbetet vetëm të punoj”./IndeksOnline/