17:01 / E Enjte, 11 Janar 2018 / indeksADMonline

Krasniqi nis stërvitjet te Kedah (Foto)

Liridon Krasniqi ka filluar me stërvitje te skuadra e tij nga Malajzia, Kedah FA.

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës ishte në prag të transferimit në Francë, te skuadra e Angerist – por një marrëveshje e tillë u shty për shkak se kosovari kishte një lëndim të vogël, transmeton IndeksOnline.

Ai tashmë është rikthyer në Surabaya dhe ka filluar menjëherë me stërvitje.

“Liridon Krasniqi sot ishte pjesë e stërvitjeve, të lehta me Kedah Fa. Ai po stërvitet me ekipin në Surabaya për të arritur nivelet e nevojshme të fitnesit për ndeshjet miqësore gjatë këtij muaji”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Kujtojmë se kosovari me ekipin nga Malajzia ka kontratë deri në vitin 2019./IndeksOnline/