22:41 / E Hënë, 08 Janar 2018 / indeksADMonline

Krasniqi shoqërohet me futbollistët e Angersit, së shpejti zyrtarizimi!? (Foto)

Liridon Krasniqi është afër marrëveshjes me klubin nga Franca, Angers.

Madje lojtari i klubit nga Malajzia Kedah Fa, ishte i pranishëm në tribuna gjatë ndeshjes, Angers-Lorient në Kupën e Francës, shkruan IndeksOnline.

Edhe pse nuk ka asgjë zyrtare, ish-futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, po shoqërohet me lojtarë të klubit francez.

Liridoni këto ditë sa po qëndron në Francë ka postuar foto me futbollistin, Goran Karanovic dhe Matteo Pavlovic./IndeksOnline/