75 Mall Live Search
17:03 / E Enjte, 06 Shtator 2018 / indeksADMonline

Krasniqi: Opozita kërkoi që presidenti të mos dialogojë i vetëm, por çfarë po ndodhë tani?

Shefi i Grupit parlamentar të PDK=së, Memli Krasniqi ka treguar se pas diskutimit 2 orësh që e patën me opozitën për arritjen e një marrëveshjeje për nisjen e seancave, nuk është arritur asgjë. Ai ka thënë se ishte vetë opozita që kërkuan që presidenti Thaçi të mos shkojë vetë në Bruksel për dialog me Serbinë, dhe tani, të njëjtit, po e dërgojnë presidentin të vetëm në dialog me Serbinë.

Memli Krasniqi ka thënë se propozimi i PDK’së ka qenë që në një seancë të përbashkët të diskutohet për të gjitha pikat, por kjo është refuzuar.

“Gjithashtu kemi propozuar rezoluta konkurruese, në një seancë , pra të shohim se cila rezolutë të merr më shumë vota dhe ajo të vendoset… edhe kjo është refuzuar”, ka treguar Krasniqi.

Krasniqi tha se opozita ka refuzuar që presidenti të shkojë vetë në dialog, por ata tani po ia mundësojnë vetë presidentit të shkojë. “Nuk ka asnjë vullnet, që të arrihet një marrëveshje”

Gjithashtu, Krasniqi tregoi se seanca e rregullt e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 13 shator.