16:10 / E Mërkurë, 07 Mars 2018 / indeksADMonline

Krasniqi: PDK e ka anëtarësuar Kosovën në ENKA dhe EQAR

Shefi i deputetëve të PDK-së, Memli Krasniqi, tha se kur flasin për politizim, duhet të shikohet a po bëhet fjalë për partizim apo politizim.

Madje, sipas tij, nëse shihet kjo kështu, atëherë Akademia e Shkencave është plot me njerëz të cilët janë edhe udhëheqës të partive.“Nëse flasim kështu, atëherë ma thoni një parti politike në Kosovë e cila ka pasur çfarëdo përgjegjësie qoftë në nivel qendror apo lokal dhe nuk ka pasur anëtarë të saj në sistemin e arsimit. Dhe në fund të fundit ne s’mund t’ua mohojmë të drejtën edhe punonjësve të arsimit që të jenë pjesë e partive të partive politike. Nëse ky bordi i kaluar ka qenë politik, a është edhe ky tjetri që po vjen politik, dikush thotë po, a bën me na kallxu me emra. E përmendet Blerim Rexha, por hajt po shkojmë tjerët a kanë qenë politik, ose këta tjerët që i ka propozuar Qeveria a janë politik, cilave parti janë. Nëse flasim për politizim, atëherë a është ASHAK-u institucion i rëndësishëm i shkencës në këtë vend. A po na kallëzoni a është ASHAK-u një institucion që s’kishte  me qenë mirë me qenë i populluar prej zyrtarë ve politik dhe partiak që kanë pozita udhëheqëse në parti politike”, tha Krasniqi.

Krasniqi theksoi se procesi pasi është bërë ankimimi në EQAR, nuk është bërë mirë nga ana e ministrit. Madje, sipas tij, është PDK-ja ajo që e ka anëtarësuar Kosovën edhe në ENKA edhe në EQAR.