19:14 / E Diele, 18 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Krasniqi: Rama është aventurier, përçarës dhe i pabesë, të tillë e pati propozimin edhe sot

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka propozuar së fundi që Kosova dhe Shqipëria të kenë një President të përbashkët. Këtë ide e ka prezantuar në shënimin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në një fjalim të mbajtur në Prishtinë, në objektin e Parlamentit.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe profesori universitar, Milazim Krasniqi.

Krasniqi ka theksuar se Edi Rama është aventurier, përçarës dhe i pabesë. Sipas tij të tilla I ka edhe të gjitha iniciativat e deritanishme në drejtim të Kosovës, transmeton Indeksonline.

Krasniqi gjithashtu ka thënë se iniciativat e tij kanë vetëm një qëllim: të dobësojnë shtetin tonë e të inkurajojnë armiqtë et ij.

Ky është postimi i plotë:

Edi Rama është aventurier. Është përçarës. Është i pabesë. Të tilla i ka të gjitha iniciativat e deritashme në drejtim të Kosovës. Të tillë e pati propozimin edhe sot në Prishtinë. (Sapo BE-ja e ka veçuar nga Serbia rrugën e Kosovës drejt integrimit, ky tipi synon ta mjegullojë e të mbulojë atë rrugë me dilema të tjera.Synon të frikësojë BE-në, me gjoja “qëllimet e fshehta” të Kosovës!!!) Pra, iniciativat e tij kanë vetëm një qëllim: të dobësojnë shtetin tonë e të inkurajojnë armiqtë e tij. Qaq. Prandaj askush nuk duhet ta marrë seriozisht, asnjë propozim të Ramës. As këtë të fundit, sepse edhe ky është hileqar.