09:22 / E Hënë, 02 Tetor 2017 / indeksADMonline

Krasniqi: Seanca nuk është dashur të vazhdohet

Memli Krasniqi, shef i Grupit Parlamentar të PDK-së i ka kërkuar deputetëve opozitar të flasin për temën dhe jo të dalin jashtë saj.

“Asnjë fjalë nuk u tha në lidhje me temën. Aty thuhet parimet programore të qeverisë, por opozita nuk po flet për temën. Ata duhet të kuptojnë që janë në opozitë”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi ka ftuar partitë politike që të merren vesh dhe ta caktojnë një seancë për debat rreth programit të qeverisë, mirëpo jo rreth fjalimeve të kryeministrit derisa ishte kandidat.