09:37 / E Enjte, 03 Qershor 2021 / Blerim

Krasniqi u çon mesazh ‘hejterave’: Flisni tash, unë jam në para-kualifikimet e Kupës së Botës

Liridon Krasniqi ka publikuar një mesazh për të gjithë ata që s’besuan në shkathtësitë e futbollistit.

Lojtari kosovar nga Komuna e Vitisë, do të luaj në ndeshjet para-kualifikuese me Kombëtaren e Malajzisë, shkruan IndeksOnline

Përmes rrjeteve sociale, Krasniqi ka lënë një mesazh për ‘hejterat’ e tij.

“Për mësuesit e mi, për urrejtësit, për të gjithë njerëzit që më thanë që s’mund t’i arrij qëllimet e mia. Flisni tash…”, ka shkruar Krasniqi në rrjetet sociale.

Sot nga ora 18:45, Kombëtarja e Malajzisë nis rrugëtimin për ‘Katar2022’. Ata do të luajnë kundër Emirateve të Bashkuara Arabe, kurse Liridon Krasniqi pritet të ketë minuta./IndeksOnline/