21:57 / E Shtunë, 26 Nëntor 2022 / C E

Krejt sytë te ai, Messi e dëshmon se është “babushi” në këtë sport

Argjentina ka mposhtur Meksikën në ndeshjen e xhiros së dytë të fazës së grupeve të Kupës së Botës.

Leo Messi ka shkëlqyer në këtë ndeshje duke i dhënë kombëtares së tij shpresë për kualifikim.

Pikërisht ylli i PSG-së shënoi golin e parë në ndeshje me një gjuajtje jashtë zonës.

Golin e dytë e realizoi Enzo Fernandez në minutën e 87-të ku u asistua nga vetë Messi.

Polonioa është e para në grupin C me 4 pikë derisa Argjentina dhe Arabia kanë grumbulluar nga 3 pikë. Meksika e fundit me një pikë. /IndeksOnline/