14:09 / E Hënë, 01 Janar 2018 / indeksADMonline

Krenaria e Kombit po bëhet gati për Ushtri dhe NATO! (Video/Foto)

“Krenaria jonë kombëtare, është Ushtria Çlirimtare, amanet na la i pari, komandant Adem Jashari”. Me këto vargje nisin ushtrimet ditore të djemve dhe vajzave të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ata po trajnohen e po edukohen që në të ardhmen të mund t`i shërbejnë vendit si pjesëtarë të Ushtrisë së Kosovës. Brenda Komandës së Doktrinës e Stërvitjes në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, po kryhen ushtrimet sipas standardeve të NATO-s, në mënyrë që ushtarët të jenë të gatshëm të kryejnë misionin e tyre kur Kosova të bëhet anëtare e kësaj organizate.

Gjenerali Enver Cikaqi në një intervistë për “Indeksonline” ka thënë se bashkë me asistencën e NATO-s, brenda FSK-së është dizajnuar një infrastrukturë e mirë e programeve të trajnimit dhe edukimit. “Indeksonline” ka përcjellë një ditë të ushtarëve të FSK-së në Kazermën “Skënderbeu”, në Ferizaj.

Në videon poshtë iu sjellim pamje nga stërvitjet që i kryejnë pjesëtarët e FSK-së.