Krenaria jonë, ushtarët kosovar që do shërbejnë për paqe në gjithë botën!
Na ndajnë edhe pak orë nga një datë e cila do të vazhdojë tutje historinë për vendin tonë.
Evoluimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës është ëndërruar kaherë nga shqiptarët gjithandej.
Një ditë para votimit për Ushtrinë e Kosovës, presidenti i vendit Hashim Thaçi ka zhvilluar një vizitë në kazermën e FSK-së, kjo sigurisht për t’iu treguar atyre për mbështetjen që do kenë në vazhdimësi.
Ndonëse kanë kaluar shumë vite, presidenti Thaçi është kthyer pas me kohën, derisa ka treguar nostalgji për uniformën që barte në kohën më të vështirë për vendin tonë.
20 vite më parë, Thaçi me uniformën e njëjtë mbronte atdheun nga agresori serb.
Derisa vitin që shkoi inicioi formimin e ushtrisë, por u tërhoq pas presionit ndërkombëtar.
Nga ana e tij, Thaçi ka inspektuar ushtarët e FSK-së, derisa dukshëm vërehet se i është gëzuar këtij procesi.
Ushtria e re e Kosovës do të ketë 5,000 trupa dhe 3,000 rezervistë me një buxhet vjetor prej 98 milionë eurosh.
Forcat e Armatosura të Kosovës do të jenë në thelb një forcë sigurie, që merret me reagimin ndaj krizave dhe operacionet e mbrojtjes civile.
Ndërkohë që sa i përket infrastrukturës ushtarake, donacione të ndryshme veçse kanë nisur të ndahen për ushtarët kosovar.
Ndërkohë që seanca plenare e Kuvendit përtransformimin e FSK-së në FAK do të nisë në orën 10.00.
Në rendin e ditës do të jenë: Shqyrtimi i dytëi Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes, Shqyrtimi i dytë i Projektligjit përForcën e Sigurisë së Kosovës si dhe Shqyrtimi i dytë i Projektligjit përshërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës. /Indeksonline/