11:20 / E Martë, 06 Qershor 2023 / AR

Krerët e opozitës mbërrijnë në zyrën e BE-së për takim me Escobarin dhe Lajçakun

Pas përfundimit të takimit me Vjosa Osmanin, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak kanë shkuar në Zyrën e BE-së për t’u takuar me opozitën.

Atje tashmë kanë mbërritur edhe krerët e partive opozitare, raporton Indeksonline.

I parë që ka ardhur ishte kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Më pas kanë arritur kryetari i Aleances për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.