17:46 / E Mërkurë, 18 Korrik 2018 / indeksADMonline

Krerët e shtetit kthehen sonte në Kosovë, mbajnë konferencë për media

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku me kryeparlamentarin Kadri Veseli, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministrat Behgjet Pacolli, Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi, do të kthehen sonte në mbrëmje në Prishtinë.

Ata posa të arrijnë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, do të mbajnë një konferencë për media nga ora 20:00, raporton Indeksonline.

Kujtojmë se sot Komisoni Evropian rekomandoi liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, duke vlerësuar se vendi ka përmbushur të gjitha kriteret e vëna nga BE-ja. /Indeksonline/