11:18 / E Martë, 02 Mars 2021 / A. M.

Kreu i AAK-së takohet me të dërguarin e BE-së për dialog me Serbinë

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka pritur në një takim përfaqësuesin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak

Lajçaku gjendet për një vizitë triditore në Kosovë, ku është takuar me krerë institucionesh e zyrtarë të partive politike në vend.

Më pas ai do të vizitojë edhe Serbinë dhe Malin e Zi.