17:26 / E Diele, 24 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Kreu i OBSH-së: Shkatërrimi i sistemit shëndetësor të Gazës është një tragjedi

Tedros Adhanom Ghebreyesus, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), thotë se “shkatërrimi i sistemit shëndetësor të Gazës është një tragjedi”.

Ai gjithashtu përsëriti thirrje për një armëpushim.

“Përballë pasigurisë së vazhdueshme dhe flukseve të pacientëve të plagosur, ne shohim mjekë, infermierë, shoferë të ambulancave dhe të tjerë që vazhdojnë të përpiqen për të shpëtuar jetë”, shkroi Ghebreyesus në X.