17:25 / E Diele, 24 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Krijesa e çuditshme del në bregdetin e Vlorës, qytetari: Dhëmbët i kishte të dalë (Pamje të frikshme)

Sa i bukur është edhe i ndotur, po flasim për vijën bregdetare të Shqipërisë.

Para pak ditësh është raportuar një kalë i ngordhur dhe i shyqyr nga qentë në bregdetin e Velipojës, i cili ishte burim infeksionesh për këdo që do i kalonte pranë dhe prej ditësh nuk ishte marrë asnjë masë për heqjen e tij.

Ndërsa jo më larg se sot në Vlorë qytetarët kanë fotografuar një krijesë disi të çuditshme në bregdet pranë zonës së Marinës.

Qytetari që e ka parë ka shkruar për JOQ.al:

Përshëndetje JOQ! E gjetëm në mëngjes Marina në Vlorë. Nuk e di saktësisht se çfarë është, por si luan deti duket se dhëmbët para i kishte të dalë. Më bëri shumë përshtypje prandaj e fotografova.”

Sado e çuditshme të jetë kjo krijesa, sërish më e çuditshme se stolat inteligjentë të Dritan Lelit dhe pasqyra e tij mijëra euroshe nuk besojmë të jetë.

Gjithsesi, shpresojmë që të hiqet sa më parë nga aty..

Temat: