09:57 / E Premte, 01 Mars 2019 / indeksADMonline

Krijesa e çuditshme në plazhin e Kalifornisë

Një peshk me peshë gjigante është gjetur në një plazh të Kalifornisë Jugore.

Peshku është kaq i rrallë, sa që shumë hulumtues nga Australia, Amerika e Zelanda janë interesuar ta peshojnë dhe identifikojnë këtë krijesë të çuditshme.

Shkencëtaret po pyesin nëse peshku është pjesë e ndonjë lloji që ende nuk është zbuluar në Ameriken e Veriut, apo thjeshtë është larguar nga  Australia.

Se si përfundoi deri këtu ky peshk është një mister, por identifikimi po konsiderohet një hap i parë vendimtar./Indeksonline/