09:35 / E Enjte, 18 Tetor 2018 / indeksADMonline

Krijohen këpucë speciale për futbollistët që gjuajnë me majë të këmbës

Shumë futbollist e përdorin pjesën e përparme të gishtërinjve të këmbës për të bërë gjuajtje më të forta.

Goditje të tilla edhe pse nuk janë shumë precize ato kanë një fuqi të madhe dhe shkojnë më shpejtë deri te caku, shkruan indeksonline.

Stilisti italian i modës, John Serafino ka krijuar një parë këpucë me pjesën e përparme të rrafsh që topi të goditet më lehtë.

Sipas faqes së internetit “Serafino”, ato u mundësojnë lojtarëve të performojnë më shumë fuqi, saktësi, siguri dhe rehati, ndërsa në të njëjtën kohë kanë nevojë vetëm për ngritje minimale kur përdorin gishtin.

Këpucët janë projektuar për të zvogëluar dëmtimet sidomos duke shmangur dëmtimet metatarsale, të shputës së akilit, të cilat janë bërë një problem në rritje në lojë. /IndeksOnline/