10:02 / E Hënë, 12 Mars 2018 / indeksADMonline

Krijohet kremi për lëkurë të thatë, që do mbajë lagështinë në fytyrën tuaj për 72 orë

Së bashku me motin e ftohtë vjen dhe lëkura shumë e thatë.

Kjo bëhet problem sidomos për ata persona të cilët kanë probleme gjithmonë me lëkurën e thatë.

Sigurisht nëse e keni lëkurën e thatë gjithmonë mendoni se çfarë të bëni që ta mbani lëkurën tuaj më të lagësht.

Edhe pse përdorni krem të ndryshme, përsëri keni vështirësi në përmirësimin e saj.

Tani disa ekspert pretendojnë se kanë arritur të krijojnë një krem që do ju ndihmojë në hidratimin e lëkurës dhe ta mbaj atë të lagësht.

Pretendohet se kremi do mbajë fytyrën tuaj të lagësht për 72 orë, edhe nëse ju e lani fytyrën çdo mëngjes apo mbrëmje.

Qëllimi i saj është që të lërë lëkurën e freskët dhe të shëndoshë, duke përmirësuar gjithashtu pamjen e linjave të imta, fëlliqësisë dhe dehidrimit të lëkurës./Indeksonline/