19:36 / E Mërkurë, 22 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Kriminelët rusë që po vjedhin britanikët, amerikanët e evropianët nga kartelat bankare

Kriminelët kibernetikë rusë po përdorin pikat e shpërblimeve të viktimave britanike, për të shijuar pushimet luksoze.

Sipas hulumtimeve të fundit është zbuluar një treg i ‘lulëzuar’ në internet ku shërbimet paligjshme ofrojnë zbritje në kurriz të klientëve të vërtetë në Britani të Madhe dhe më gjerë.

Mashtrimi i sheh faqet e shpërblimeve fitimprurëse që arrihen përmes llogarive bankare të komprometuara dhe kartelave të kreditit, zakonisht pa njohurinë e pronarit dhe përdoren për të siguruar dhoma hoteli, fluturime, makina të ndryshme si dhe gjësende me vlerë, transmeton Indeksonline.

Një çift britanik zbuloi se 30 mijë dollar ishin vjedhur nga llogaria e tyre, Avios, pasi një hotel ishte rezervuar për tre net në Spanjë, duke përdorur një emër legjitim si udhërrëfyes i rrugës.

Sipas raportimeve në The Indepdent, tregjet ruse dhe ato anglishtfolëse ishin më të mëdhatë në tregtinë mashtruese, të ndjekur nga frëngjishtja dhe spanjishta.

Liv Rowley, një nga autorët e raportit, tha se ishte pjesë e një ‘ekosistemi kriminel kibernetikë’ i inkorporuar nga hakerat dhe burrat e mesëm të cilët shisnin gjëra të nevojshme.

“Ne besojmë se kjo funksionoi.Madje shihet edhe nga fotografitë e postuar anë internet nga pushuesit e xhiruar dhe përshtypjet e tyra të lumtura në faqe te internetit të paligjshme”, ka thënë ajo.

“Besoj se njerëzit marrin pjesë në këtë duke e ditur se është e paligjshme. Shumë prej listave që shohim përfshijnë fluturime në 30 ose 25 përqind të çmimeve në listë. Nëse ju jeni duke blerë një biletë fluturimi për vetëm një të katërtën e vlerës së tij, ndoshta këtu ka diçka të çuditshme” , ka shtuar ajo.

Një forum në gjuhën ruse ka krijuar grupin e vet të anëtarëve të dedikuar për krimin kibernetikë që synojnë hotele, ndërsa një tjetër ofron bileta avioni për të gjithë botën-përveç fluturimeve të brendshme ruse.

Në tregun AlphaBay tashmë janë bërë të ditur 3 mijë e 601 konsumatorët që blenë një shërbim të mashtrimit të makinave që nga marsi deri në dhjetor të vitit të kaluar.

Rreth 1.8 milionë krime të varura nga kibernetika u zhvilluan vitin e kaluar, sipas Anketës së Krimit për Anglinë dhe Uellsin, kryesisht nga kriminelët online që kërkonin fitim./Indeksonline/