07:27 / E Premte, 28 Maj 2021 / OSH

Krimineli” në Zelandë të Re befason me veprimin e tij – paguan një helikopter për t’u dorëzuar në polici

Pasi ishte në arrati për pesë javë, një “kriminel” i kërkuar pagoi për një helikopter për ta dërguar atë në polici.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, skena e çuditshme u shpalos vonë këtë pasdite kur James Matthew Bryant i maskuar (32) u paraqit në stacionin qendror të policisë Dunedin – Zelandë e Re, në shoqërinë e avokatit të profilit të lartë Arthur Taylor.


Ai u kërkua me akuzat e plagosjes, posedimit të një thike, tre akuza të komunikimeve dixhitale të dëmshme dhe mosparaqitjes në gjykatë.

Duke folur gjatë rrugës për në stacion të policisë, Bryant tha se ai ishte fshehur “në mes të askundit” afër Waianakarua.

Dhe më në fund, ai vendosi të vetëdorëzohej, madje duke paguar një helikopter për ta dërguar.

Taylor tha se e njihte Bryant para se të shkonte në arrati dhe se ai më vonë e kontaktoi atë dhe tha se donte të dorëzohej sepse ishte i shqetësuar se policia e kishte etiketuar si të rrezikshëm.

“Unë mendoj se ai ka parë disa filma ku ata qëllojnë me armë dhe gjëra të tilla”.