17:20 / E Premte, 19 Korrik 2019 / indeksADMonline

Kristen Stewart dhe Stella Maxwell, dyshja konfirmojnë se janë rikthyer bashkë

Aktorja  e filmit të njohur Twilight dhe e dashura e saj 29 vjeçare, u panë të mërkurën pasdite duke u puthur në një anije luksoze gjatë pushimeve të tyre në Itali .

Gjersa Kristen ishte e shtrirë në anije e dashura e saj shihet duke qëndruar pranë saj dhe duke i dhuruar një puthje pasionante . Këtë pushim cifti nuk e kaloi vetëm , por,  mes miqëve.

Aktorja Kristen, që nisi një marrëdhënie me stilisten Sara Dinkin , u pa e veshur me rroba banje gjersa po tregonte fizikun e saj. Po ashtu ajo në kokë kishte vendosur një kapelë kapiteni.

Kristen ishte bërë e njohur edhe në marrëdhënien që pati  me yllin e Twilight aktorin Robert Pattinson, me të cilin qëndroi  nga viti 2009 deri në vitin 2013./Indeksonline/