21:28 / E Hënë, 04 Mars 2024 / AR

Kristjan Asllani shënon gol të mrekullueshëm në Serie A

Skuadra e Interit ka kaluar në avantazh ndaj Genoas, në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në Serie A.

Golin e parë në këtë duel e ka shënuar mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani pas një asisti të bukur nga Alexis Sanchez.

Asllani ka shënuar golin e avantazhit pas gjysmë ore lojë dhe ky ishte goli i parë këtë sezon për lojtarin e Kombëtares së Shqipërisë me fanellën e Interit.

Rezultati aktual i takimit është 1-0.

Ja goli: