12:46 / E Enjte, 28 Qershor 2018 / indeksADMonline

Kritika ndaj Ligjit për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme

Partitë në opozitë kanë hedhur kritika ndaj Ligjit për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme

Vetëvendosja, LDK-ja dhe Partia Socialdemokrate kanë deklaruar se ky ligj në fillim është paraqitur si zëvendësim i EULEX-it në Kosovë, e sipas tyre në Parlament ka ardhur krejt diçka tjetër.

Partitë opozitare janë shprehur të gatshëm ta përkrahin këtë Ligj, por që një gjë e tillë të ndodhë vetëm me bashkëpunim.

Kurse kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj miratimin e ligjit e ka cilësuar si vendim të rëndësishëm edhe në raportet Kosovë – BE.

Haradinaj ka thënë se Projektligji për Dhomën e Posaçme ka mjaft materie, por i cili mund të kalohej gjatë këtij muaji me proces të përshpejtuar.

Këto komente kryeministri Haradinaj i dha në adresimin e tij në foltoren e Kuvendit ku po mbahet seanca e jashtëzakonshme.

”Është në interesin tonë të rimarrim këtë proces në pronësi të Kosovës, njëkohësisht ligji mundet në të ardhmen të jetë objekt i studimit.

Ndryshe shumica e deputetëve kanë propozuar që ky ligj të kalojë sot në lexim të parë.