23:56 / E Mërkurë, 18 Mars 2020 / indeksADMonline

Kritika të rëndë për Ronaldon, ai në karantinë gruaja e tij del për “shoping”

Kritika të shumta ka pasur në drejtim të familjes Ronaldo gjatë ditës së sotme në Portugali.

Derisa Cristiano po qëndron në karantinë pasi dy shokët e tij të skuadrës, Rugani dhe Matuidi dolën pozitiv me koronavirus, gruaja e tij është fotografuar derisa bën shoping në një qendër tregtare në Madeira.

Ajo është parë jashtë pavarësisht paralajmërimeve të autoriteteve portugeze që të mos dalin nga shtëpia.

Mediat në Portugali e kanë cilësuar si të pandërgjegjshëm veprimin e Georginias që mund të jetë burim i infektimit nëse kontakton me njerëz të tjerë.

Kujtojmë se Ronaldo nuk pranoi të mbyllej në Torino me pjesën tjetër të skuadrës po shkoi në vendlindjen e tij në Portugali.

Veriu i Italisë, ku edhe bën pjesë qyteti ku jeton Ronaldo është një nga vendet më të prekura nga koronavirus në të gjithë Evropën. /IndeksOnline/