75 Mall Live Search
15:16 / E Diele, 18 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Kritikohen deputetët e VV-së që sot respektuan himnin e Republikës së Kosovës (Foto)

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje sot janë zgjuar në këmbë në momentin e intonimit të himnit të Republikës së Kosovës.

Por edhe pse disa prej tyre bënë këtë veprim është pikërisht grupi i kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti të cilët nuk ishin të pranishëm në seancën solemne.

E pas këtij veprimi kanë filluar edhe reagime nga më të ndryshmet prej simpatizantëve dhe aktivistëve të Vetëvendosjes.

Është pikërisht Valmir Ajeti i cili ka përkujtuar momentin kur në kongresin e AKR-së, ish kryetari i Vetëvendosjes Visar Ymeri dhe deputetja Donika Kadaj-Bujupi, nuk u ngritën në këmbë në kohën kur po intonohej himni i Kosovës, si akt revolte e proteste për kauzën që e mbartë ky himn, transmeton Indeksonline.

Përpos Ajetit edhe aktivistë të tjerë kanë zgjedhur këtë moment për të kritikuar gjestin e këtyre të fundit, që bënë në drejtim të intonimit të himnit të Kosovës.

Madje nuk kanë hezituar të pyesin se kush ka ndryshuar në Lëvizjen Vetëvendosje.