75 Mall Live Search
10:22 / E Enjte, 28 Maj 2026 / AR

Kritikohet ashpër këngëtarja, shkak fustani i saj

Olivia Rodrigo i është përgjigjur kritikave të ashpra që ka shkaktuar fustani i saj në formë kukulle, duke thënë se reagime të tilla tregojnë një problem më të thellë shoqëror.

Këngëtarja beson se komentet për rrobat që veshi gjatë performancës së saj për Billions Club të Spotify tregojnë “sa e normalizuar është pedofilia në kulturën tonë”, transmeton Indeksonline.

Ajo gjithashtu theksoi rëndësinë e mbrojtjes së vajzave të reja nga retorika e dëmshme, raporton People.

Rodrigo foli për këtë temë në podcastin Popcast të The New York Times-it, në një klip të publikuar të mërkurën, më 27 maj. Rasti ishin komentet rreth fustanit të vogël me lule rozë dhe të bardhë që ajo veshi në event.

“Më shqetëson vërtet”, tha këngëtarja. “Dhe nuk është për shkakun tim. Njerëzit mund të thonë çfarë të duan”.

“Ajo që është vërtet shqetësuese është se kam veshur edhe rroba më zbuluese në skenë”, tha ajo, duke përshkruar një nga kostumet e saj si “një reçipeta me shkëlqim dhe pantallona të shkurtra”. Ajo shtoi se ka të drejtë të vishet si të dëshirojë./Indeksonline/

@spotify Olivia Rodrigo kicked off El Clásico weekend in Barcelona with a Billions Club Live performance 💙❤️🩷 @Olivia Rodrigo @fcbarcelona #fcbarcelona #oliviarodrigo #barcelona #billionsclub #dropdead ♬ original sound – Spotify