11:01 / E Mërkurë, 30 Dhjetor 2020 / OSH

Kroaci, zjarrfikësit nxorrën vajzën e gjallë nga rrënojat, ishte e mbuluar me beton dhe tulla

Zjarrëfikësit në Kroaci kanë arritur të nxirnin të gjallë një vajzë nga rrënojat. Familja kishte njoftuar se vajza e tyre ishte në dhomë të gjumit dhe se nuk është parë më.

Policia, ushtria dhe zjarrëfikësit janë vënë në dispozicion për të nxjerrë trupin e saj.

Pas disa orë kërkimesh, ata kanë arritur të nxjerrin të gjallë trupin e saj.

Komandanti i zonës, Zlatko Pjes, ka thënë se vajza ishte e mbuluar me beton dhe tulla, por që është ende e gjallë./Indeksonline/