Kroacia edhe në miqësore merr titull, e mposhti mbrëmë Egjiptin

Kombëtarja e Kroacisë mbrëmë shënoi një fitore me rezultatin 4:2 ndaj Egjiptit dhe ishte një “finale” në Capital Cup.
Djemtë e Zlatko Dalic treguan formë të shkëlqyer në këto dy ndeshje miqësore, por që në fund u kurorëzua me titull, shkruan Indeksonline
Golat për ekipin kroat i shënuan: Vlasic, Petkovic, Kramaric dhe Majer.
Kurse dy golat për Egjiptin i shënuan: Abdelmonem dhe Rabia.
Kujtojmë që Kombëtarja e Kroacisë në grupin e Euro 2024 do të jetë së bashku me Shqipërinë, Spanjën dhe Italinë.
Gjatë qershorit, Kroacia do t’i zhvillojë edhe dy miqësore, kundër Maqedonisë së Veriut dhe Portugalisë./Indeksonline/