22:51 / E Enjte, 22 Shtator 2022 / Gj. Sh

Kroacia fiton ”Dramën” ndaj Danimarkës, merr pozitën e parë në grup

Kombëtarja e Kroacisë ka marr pozitën e parë në Grupin 1 të Ligës A në Ligën e Kombeve.

Kroacia fitoi derbin kundër Danimarkës me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultat të barabartë 0-0, por me të filluar pjesa e dytë, Borna Sosa kaloi Kroacinë në epërsi në minutën e 49-të.

Në vazhdim u zhvillua një dramë e vertetë në ”Stadion Maksimir” të Zagrebit.

Në minutën e 77-të Christian Eriksen, barazoi rezultatin për Danimarkën.

Dy minuta më vonë, Lovro Majer shënoi golin e fitorës për Kroacinë.

Me këtë fitore Kroacia ka marr kryesimin e Grupit 1 të Ligës A me 10 pikë, duke e lenë pas Danimarkën me 9 pikë.

Në ndeshjet e fundit për këtë edicion të Ligës së Kombeve, Kroacia do të udhëtojë drejt Austrisë ndërsa Danimarka e pret në shtëpi Kombëtaren e Francës./IndeksOnline/