17:42 / E Enjte, 10 Janar 2019 / indeksADMonline

Kroacia me ligj mbi komentet me gjuhë banale në media

Tash e tutje mediat në Kroaci duhet të kujdesen edhe për gjuhën e komenteve të lexuesve të tyre.

Këtë përgjigjiësi mediave kroate ia ka dhënë ligji i ri i miratuar në mbledhjen e qeverisë, transmeton Indeksonline.

Arsyeja që u bë ky ligj ishte rasti i Ivana Dakic që nxiti dhunë dhe urrejtje përmes komenteve të saj.

Ministrja kroate e Kulturës Obuljen Korzinek tha se tash media duhet ta luaj rolin e rregullatorit. Po ashtu do të krijohet një grup i ekspertëve që do të shikoj nëse ka pasur shkelje të rregullave nga mediat rreth komenteve.

Për këtë ligj qeveria kroate ka hartuar një plan. /Indeksonline/