22:49 / E Martë, 28 Mars 2023 / C E

Kroacia mposht Turqinë, Kovacic shkëlqen me dy gola

Kroacia ka arritur ta mposhtu Turqinë si mysafir me rezultat 2-0 në ndeshjen e dytë të fazës se eliminatoreve për Euro 2024.

Turqit ishin më të mirë në start të lojës duke rrezikuar me Kerem Akturkuoglu dhe Cengiz Under, por pa sukses.

Në anën tjetër kroatët shënuan që në rastin e parë ku Mateo Kovacic gjeti rrjetën pas asistimit të Mario Pasalic.

Pak pa u mbyllur pjesa e parë i njëjti lojtar, Kovacic shënoi për 2-0.

Ky doli të jetë edhe rezultati përfundimtar i ndeshjes.

Kroacia ka katër pikë pas kësaj fitoreje, ndërsa Turqia ka tri pikë.