Kroacia ndërron trajnerin para ndeshjes vendimtare
Përfaqësuesja e Kroacisë mbrëmë ka pësuar një goditje të madhe në rrugën drejt Kampionatit Botëror Rusia 2018, pasi në Rijekë ka barazuar me Finlandën 1:1.
Ky barazim, i arritur me golin e finlandezëve në minutën 90, ia ka humbur gjasat për vendin e parë që çon drejtpërdrejt në botëror, pasi është pothuajse e sigurt se e para do të jetë Islanda, kundërshtarja e ardhshme e Kosovës.
Gjendja aktuale në taborin kroat ka bërë që mbrëmë të shkarkohet trajneri Ante Çaçiq, kurse në vend të tij sot të emërohet Zlatko Daliq, një emër jo shumë i njohur, njofton Klan Kosova.
Ndeshja vendimtare për kroatët do të jetë ajo me Ukrainën, në xhiron e fundit, më 9 tetor.
Vendin e parë në grupin I e mban Islanda me 19 pikë, ndërsa e dyta Kroacia dhe e treta Ukraina i kanë nga 17 pikë.