12:09 / E Premte, 07 Maj 2021 / OSH

Kroacia shteti i parë që nis me pasaportën e Covidit

Kroacia bëhet shteti i parë ballkanik dhe nga të parët në Evropë që ka miratuar edhe zyrtarisht pasaportën e Covidit.

Ministri i Brendshëm, Davor Bozinovic ka thënë se qëllimi i këtij vendimi është lehtësimi i udhëtimit dhe mundësimi i turizmit.

“Këto janë çertifikate dixhitale jeshile që kanë për qëllim lehtësimin e udhëtimit. Çertifikatat e Covidit do të lëshohen bazuar në të dhënat e njerëzve që kanë mbijetuar Covidin në 180 ditët e fundit.

Çertifikatat do të lëshohen në PDF, qytetarët do të jenë në gjendje të paraqesin kërkesa përmes sistemit e-Citizens, shkruan Indeksonline.

Këto çertifikata do të jepen edhe fizikisht në 150 degë të Institutit Kroat të Sigurimeve Shëndetësore.

Verifikimi do të kryhet duke lexuar kodet QR. Pasagjerët mund të ngarkojnë faturat e tyre në PDF për tu verifikuar më shpejt duke shmangur kolonat kufitare.

Çertifikata e Covidit do të lëshohen nga 1 qershori i këtij viti dhe pritet që të ngjallin sezonin turistik në Kroaci./Indeksonline/