18:42 / E Hënë, 05 Mars 2018 / indeksADMonline

Kroacia zbulon listën e futbollistëve për miqësoret e marsit (Foto)

Kombëtarja e Kroacisë ka zbuluar listën e futbollistëve për miqësoret e muajit mars.

Trajneri kroat, Zlatko Dalic ka zbuluar listën të përbërë nga 28 futbollistë, shkruan IndeksOnline.

Në këtë listë befasia më e madhe është rikthimi i kapitenit, Vedran Corluka.

Poashtu, të ftuar janë edhe emra të rinj si, Zoran Nizic, Filip Bradaric dhe Ivan Santini.

Kroacia më 23 mars do të luaj miqësore me Perunë, kurse më 27 mars kundër Meksikës. Më poshtë e keni listën e plotë./IndeksOnline/