09:00 / E Martë, 22 Qershor 2021 / Blerim

Kroos e zbulon se çfarë biseduan me Cristiano Ronaldon pas ndeshjes Portugali-Gjermani

Përveç që u komentua fitorja bindëse e Gjermanisë 4-2 kundër Portugalisë në EURO20, ajo që ‘ra’ në sytë e tifozëve ishte përqafimi dhe biseda e Toni Kroos me Cristiano Ronaldon.

Gjatë një interviste për BILD, futbollisti i Real Madridit tregoi se çfarë biseduan gjatë takimiy me Ronaldon, shkruan IndeksOnline

“Kam luajtur me të për shumë sezone dhe s’do të fitoja kaq shumë tituj pa të. Kam ndarë dhomat e zhveshjes me Ronaldon. Ai është i jashtëzakonshëm. Ai u largua kohë më parë dhe ne s’e kemi parë njëri-tjetrin për shumë kohë.

“Ne i uruam njëri-tjetrit sukses në EURO. Folëm po ashtu edhe për ligën italiane. Për ardhjet e reja në skuadër. Ne s’kishim gjithë kohën e botës pas ndeshjes, sepse do të flisnim më shumë. Në fund ndërruam fanellat”, ka thënë Kroos

Gjermani gjithashtu u takua edhe me një ish-bashkëlojtar, Pepe. 

“Ai është fantastik. Në fushë duket shumë i ashpër, por ai është një njeri shumë i qetë”.

/IndeksOnline/