12:38 / E Martë, 01 Dhjetor 2020 / OSH

Kryediplomatja e Kosovës futet në vetizolim

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, është vetizoluar pas kontaktit që ka pasur me një nga zyrtarët e ministrisë që ajo drejton e i cili ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Kryediplomatja kosovare ka anuluar të gjitha aktivitetet e parapara dhe do të vazhdojë punën nga shtëpia, derisa të marrë rezultatin e testimit.

“Pas kontaktit me një nga zyrtarët e lartë të MPJD-së që ka rezultuar dje pozitiv me COVID-19, jam vetizoluar dhe testuar sot rreth orës 09:00. Po ashtu sot kam anuluar të gjitha aktivitetet e obligimet e parapara, duke vazhduar punën nga vetizolimi deri në rezultatin e testimit”, ka shkruar ajo në Twitter.