16:55 / E Hënë, 21 Shtator 2020 / indeksADMonline

Kryediplomatja kosovare në bisedë me homologun nga Kuvajti diskuton mundësinë e dërgimit të trupave të FSK-së në misione paqeruajtëse

Kryediplomatja kosovare, Meliza Haradinaj-Stublla ka zhvilluar sot bisedë  me homologun nga Kuvajti, Ahmad Nasser Al-Mohammed Al-Sabah. Ministria Haradinaj-Stublla ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook se ka biseduar mundësinë e një marrëveshje bilaterale që do të mundësonte  bashkë-vendosjen e trupave të FSK-së, në misione paqeruajtëse jashtë vendit.

Ajo ka thënë se biseda me Ministrin e Jashtëm të Kuvajtit, Ahmad Nasser Al-Mohammed Al-Sabah është zhvilluar në kuadër të margjinave të sesionit të 75-të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së i cili sivjet për shkak të pandemisë COVID-19 është duke u mbajtur në mënyrë virtuale.

“Biseduam për temat e interesit të përbashkët duke theksuar nevojën e thellimit dhe intensifikimit të marrëdhënieve tona dypalëshe, veçanërisht bashkëpunimin në fushën e sigurisë, përmes një marrëveshje bilaterale që do mundësojë bashkë-vendosjen e trupave të FSK-së, në misione paqeruajtëse jashtë vendit”, ka thënë Haradinaj-Stublla.