12:51 / E Shtunë, 26 Shtator 2020

Kryediplomatja kosovare në videokonferencë me ministrin e shtetit që s’e ka njohur ende Kosovën, flasin për thellimin e raporteve

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka mabjtur një videokonferencë me ministrin e Jashtëm të Saint Vincent dhe Grenadines, Louis Hilton Straker.

Ata diskutuan për nevojën e thellimit të marrëdhënieve dypalëshe në temat e interesit të përbashkët, shkruan Indeksonline.

“Z.Straker e informova me zhvillimet politike në Kosovë, specifikisht për Marrëveshjen e normalizimit ekonomik me Serbinë që do t’i hapë rrugë finales së njohjes reciproke në kufijtë ekzistues dhe brenda rendit tonë kushtetues”, u shpreh Haradinaj-Stublla.

Kujtojmë që Saint Vincent dhe Grenadines nuk e ka njohur ende Kosovën.