22:17 / E Enjte, 28 Qershor 2018 / indeksADMonline

Kryeministri belg ia falë fanellën e Belgjikës, asaj britanike

Kryeministri belg, Charles Michel, ia ka falë kryeministres britanike Theresa May, fanellën e ekipës së Belgjikës para lojës së sontme me Anglinë.

May është parë shumë e befasuar teksa e ka pranuar dhuratën nga homologu i saj belg,.

Ndryshe Belgjika sonte ka fituar ndaj Anglisë, me golin e bukur të shënuar nga shqiptari Adnan Jonuzaj, transmeton Klan.

Të dyja ekipet janë kualifikuar në 1/16 e Kupës së Botës, veçse Belgjika e kryeson listën e grupit G me 9 pikë, pasuar nga Anglia me 6 pikë.